Aktuale Më shumë

Taekwondo “Ulqini”: Katër medalje në turneun në Podgoricë

Prej tvteuta14:08, 6 Tetor 2024

Turneu i renditjes botërore në Taekwondo – Mali i Zi Open 2024, niveli G1/E1, u mbajt këtë fundjavë në Podgoricë në arenën e Hotel Voco.Morën pjesë mbi 600 garues nga 27 vende.

Taekwondo Ulqini u perfaqësua me 4 sportist dhe katër medalje të reja të premijer ligës niveli G/E.

Sportistët Enes Dushku dhe Rijad Dervishi me nga tre ndeshje të fituara u kurorzuan me medalje të arta dhe me nga 10 pikë të vlefshme për rang listën botrore dhe europiane.

Arta Ismailaga arrinë deri në finale e cila ndalet nga përfaqësuesja e Serbisë e cila fiton medalje argjendi dhe 6 pike të vlefshme për ranglistën evropiane e botrore.

Amela Nuti kalon ndeshjen e parë kurse ndalet në ndeshjen e dytë nga përfaqësuesja e Brazilit, ajo fiton medaljen e bronzit dhe 3.6 pikë të vlefshme për rang listën evropiane e botërore.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio