Drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi
Prej tvteuta14:54, 29 Shtator 2024
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë në zonën e Ulqinit, ndërsa dy persona të paidentifikuar raportohet se kanë arritur të largohen drejt kufirit të Shqipërisë. Mësohet se dy autorët e dyshuar ishin duke transportuar lëndën narkotike, por sapo kanë parë shërbimet e policisë janë arratisur drejt Shqipërisë. Operacioni i policisë u zhvillua pas informacioneve në rrugë operative që policia, sipas të cilave dy persona po trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Ato u pikasën në kufi dhe nuk patën mundësi ta përfundonin trasnportimine ngarkesës prej 119 pakosh me marijuanë me peshë rreth 66 kilogramë. Sipas njoftimit të policisë së Malit të Zi, policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.
Shkruan Top Channel