“Stojanoviq është dëshmitar i një epoke të paskrupullt”
Prej tvteuta11:31, 17 Shtator 2024
Ish-drejtori i policisë dhe rrëfimet e tij sporadike për krime të rënda janë një tjetër gjurmë e regjimit të vjetër të PDS-së që dalëngadalë po e heqim qafe, tha deputeti i Partisë Popullore Socialiste në Kuvend, Bogdan Bozhoviq.
Siç thotë ai, Stojanoviq është dëshmitar i një epoke të paskrupullt, sundimit të një regjimi në të cilin mafia hyri në të gjitha institucionet kyçe të shtetit.
“Kur ka një lidhje mes shtetit dhe strukturave kriminale, është e qartë pse drejtori i policisë ka qenë nën presion dhe sipas rrëfimit të tij skandaloz, nuk ka penguar vrasjet për të cilat kanë pasur informacione. Dhe çfarë do të ndodhë kur bashkëpunimi ishte në nivel të lartë. Drejtorët e policisë ishin pjesë e grupeve kriminale, zonja e parë e drejtësisë dhe prokurorët specialë dyshoheshin për krijimin e organizatës kriminale, shpërdorim detyre, të dyshuar për përkatësi klanesh. Arrestimi i djemve të tyre flet për lirinë që kishin në atë “biznes familjar”. Dëmi i arkës së shtetit nuk matet me atë një kamion me cigare, se kushedi sa kamionë “kaluan” aty, por me milionat e strehuar kushedi ku. Nëse ky është Monako, është shumë. Do të na duhen dekada për ta thyer atë oktapod”, thotë Bozhoviq.
Ky komb, shton ai, është i etur për drejtësi. Kapacitetet e ZIKS-it për të gjitha krimet e tyre janë të vogla.
“Në atë errësirë prej dekadash, ishim ne ose ata. Dhe ata kishin shtetin dhe mafien. Prandaj sot nuk mund ta kuptoj që ndonjë i ri mund të votojë për PDS-në apo partitë e tyre satelitore. Ne qëndrojmë kundër tyre. Siguri, stabilitet, qëndrueshmëri. Në luftën tonë prej dekadash kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Bozhoviq.