Aktuale Më shumë

Dy raste të reja me fruth janë regjistruar në Berane dhe Tuz

Prej tvteuta12:03, 10 Shtator 2024

Gjatë shtatë ditëve të mëparshme nga 3 shtatori deri më sot janë regjistruar dy raste të reja me fruth, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi është rritur në 25.

Nga dy rastet e reja të regjistruara, njëri është regjistruar në Berane, ndërsa tjetri në Tuz, njofton Instituti për Shëndet Publik.

Sipas ISHP-së, rasti në Tuz është epidemiologjikisht i lidhur me rastin e regjistruar më parë në Podgoricë, gjë që dëshmon se ka pasur përhapje të sëmundjes mes komunave dhe se situata epidemiologjike po ndërlikohet.

“Shërbimet epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik dhe Qendrës Shëndetësore Berane ndërmarrin masa në juridiksionin e tyre, hulumtime epidemiologjike, propozim për vaksinimin e të paimunizuarve, vaksinim pas ekspozimit të kontakteve dhe masa të tjera kundër epidemisë. Rasti i sapo regjistruar nga Berane nuk ka lidhje epidemiologjike me rastet e mëparshme. Të gjitha rastet e regjistruara deri më tani në Mal të Zi janë konfirmuar laboratorikisht, bazuar në një test PCR dhe/ose një test serologjik – prania e antitrupave specifikë ndaj fruthit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ata thonë se me fillimin e vitit të ri shkollor rritet edhe më shumë rreziku i përhapjes së mëtejshme të fruthit.

“ISHP në Mal të Zi vazhdimisht u bën thirrje prindërve që të përfitojnë nga terminet e rregullta dhe plotësuese të vaksinimit (të cilat qendra shëndetësore të caktuara i organizojnë në fundjavë), të vaksinojnë fëmijët pa vonesë dhe të mos i dërgojnë fëmijët e pavaksinuar në tubime kolektive (parashkollorë, dhoma lojërash, çerdhe, ambiente sportive dhe rekreative, udhëtime, ekskursione…)”, deklarojnë nga Instituti.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio