Aktuale Më shumë

Ka fillua aksion për të kufizuar marzhet për produkte të caktuara

Prej tvteuta09:56, 7 Shtator 2024

Aksion për të kufizuar marzhet për produkte të caktuara ka filluar . Aksioni do të zgjasë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe do t’i referohet produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Qeveria u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo tregti që është nën detyrim dhe nuk respekton masën.
Zëvendëskryeministri e ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dje u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë ata të cilët nuk do e respektojnë këtë aksion. Qytetarët tanë do të kenë mundësinë të blejnë njëmijë artikuj me çmime të kufizuara, theksoi Gjeloshaj dhe u bëri thirrje medieve që të pasqyrojnë këtë aksion.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio