Agjencia e Punësimit e Malit të Zi ndihmon të papunët të fillojnë biznesin e tyre
Prej tvteuta11:49, 3 Shtator 2024
Agjencia e Punësimit e Malit të Zi vendosi të ridrejtojë 250 mijë euro shtesë në Programin “Stimulimi për Vetëpunësim”, me të cilin fondi total për këtë vit u rrit në 750 mijë euro.
Ky vendim është konfirmuar në seancën e sotme të Bordit të Drejtorëve të Agjensisë së Punësimit të Malit të Zi, të kryesuar nga Aleksandar Shipçiq.
Siç njofton Agjensia e Punësimit të Malit të Zi, fondet shtesë do t’u mundësojnë të paktën 75 të papunëve të fillojnë biznesin e tyre, në vend të 50 të planifikuar fillimisht.
Fondet u ridrejtuan nga nënprogramet ekzistuese “Arsimi dhe trajnimi për të rriturit” dhe “Masat pasive të tregut të punës”, me qëllim mbështetjen e një numri më të madh të të papunëve që duan të fillojnë biznesin e tyre.
Kujtojmë se konkursi për këtë program tashmë është shpallur, dhe aplikimet janë në vazhdim.
Zyra e Punësimit ftoi të gjithë të papunët që kanë ide biznesi dhe dëshirojnë të vetëpunësohen, të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë në konkurs.