Rajoni/Bota Më shumë

Izraeli gjen trupat e 6 pengjeve në Gaza

Prej tvteuta13:13, 2 Shtator 2024

Izraeli njoftoi gjetjen e trupave të pajetë të gjashtë pengjeve në Gaza, mes tyre një të ri izraelito-amerikan, i cili u bë një nga robërit më të njohur të mbajtur nga grupi militant Hamas, ndërsa prindërit e tij u takuan me udhëheqës botërorë dhe kërkuan lirimin e tij. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite bëri të ditur se pengjet u gjetën në një tunel në Rafah dhe sipas vlerësimit fillestar ata janë vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se forcat izraelite të arrinin në zonë.
Gjetja e trupave nxiti thirrje për protesta masive kundër Kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin shumë izraelitë e fajësojnë për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje me Hamasin për kthimin e pengjeve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se grupi militant Hamas do të mbajë përgjegjësi për vrasjen me gjakftohtësi të pengjeve dhe e fajësoi atë se po pengon arritjen e një armëpushimi.
Presidenti Joe Biden, i cili ka ndjekur nga afër situatën e pengjeve u shpreh I pikëlluar për viktimat. Ai u zotua se “udhëheqësit e Hamasit do të përgjigjen për këto krime”. “Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur për një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura”, tha presidenti amerikan.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio