Aktuale Më shumë

Viti i ri shkollor ka filluar: Nxënësit janë kthyer në banka

Prej tvteuta11:29, 2 Shtator 2024

Mësimi në shkollat ​​në Mal të Zi ka nisur më 2 shtator, ndërsa do të përfundojë më 13 qershor të vitit të ardhshëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit më herët kishte njoftuar se kalendari shkollor për këtë vit do të publikohet pas fillimit të vitit shkollor, për shkak të rivotimit të ndryshimeve në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin.

Ndryshimet në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin parashikojnë që viti shkollor në të ardhmen do të ndahet në dy periudha klasifikimi, në vend të katër periudhave aktuale.

Motivi kryesor për të futur sërish dy periudha klasifikimi, si model tashmë aktual në sistemin arsimor malazez, ishte se, sipas shpjegimit të propozuesit, mësuesit ishin të stërmbushur me detyra administrativ

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit tha se dërgimi i teksteve falas në të gjitha shkollat ​​në Mal të Zi ka përfunduar.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio