Rajoni/Bota Më shumë

RMV, Po rrezikohet shqipja si gjuhë e dytë zyrtare?

Prej tvteuta13:54, 31 Gusht 2024

Deklarata e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski se ligji për përdorimin e gjuhëve ka shkaktuar kaos juridik, e pas tij, edhe kaos politik, mosbesim dhe dilema, ka ngjallur reagime të fortë në vendin fqinj si dhe frikën se shqipja, si gjuhë e dytë zyrtare, mund të jetë tani në rrezik. Në pritje të lëvizjes së Kushtetueses, nëse ajo do ta shfuqizojë apo do ta lërë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski pohoi në një intervistë për MIA-n, se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese.

Por ai shtoi se zbatimi i ligjit për gjuhët po krijon probleme, pa përmendur sakaq se për cfarë problemesh bëhet fjalë saktësisht. Pas pohimeve të Kostadinovskit se ligji edhe mund edhe të shfuqizohet, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës reagoi duke e cilësuar këtë një aventurë të rrezikshme, e duke kujtuar se tashmë gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare në RMV krahas asaj maqedonase.

Koalicioni Fronti Europian me në qendër të tij BDI-në, kërkoi të mos preket gjuha shqipe, ndërsa paralajmërimet për “heqje të dilemave” i konsideron si të motivuara politikisht. Këto tema nuk kanë dilema dhe janë mbyllur me amandamentet kushtetuese me ligjet tjera në fuqi, paralajmëron ai.

Ndaj kësaj lëvizjeje nuk ka qëndruar sakaq indiferent as koalicioni VLEN, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Shkup, i cili e përshkruan nismën në Kushtetuese gati si tentativë për grusht shteti e nënvizon se ndërsa nuk dëshiron cënimin e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, paralajmëron se një lëvizje e tillë e saj, do të sjellë rreziqe.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio