Rajoni/Bota Më shumë

Vizita e Sarrazin në Kosovë, reagon Ministria e Jashtme gjermane

Prej tvteuta12:58, 30 Gusht 2024

Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar në lidhje me vizitën në Kosovë të deleguarit të qeverisë gjermane për rajonin e Ballkanit, Manuel Sarrazin

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane thekson se zgjerimi i BE është një imperativ gjeopolitik. Ndaj thekson se vizita e Sarazin në Kosovë është pjesë e përgatitjeve të Procesit të Berlinit për integrimin e rajonit drejt BE-së.

“Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik, veçanërisht në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në tetor, Manuel Sarrazin po zhvillon sërish bisedime në rajon”, thuhet në reagim.

Ministria e Jashtme ka ripostuar dhe mesazhin e Sarrazin pas takimit me kryeministrin Kurti, ku ai shprehet se rajoni ka nevojë për lajme të mira, për ta çuar në BE përmes Procisit të Berlinit

“Përpjekje të palodhshme për të sjellë rezultate të mëdha së bashku me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për qytetarët në rajon në Samitin e Procesit të Berlinit në tetor. Rajoni ka nevojë për lajme të mira tani. Të shqetësuar, se nuk jemi ende atje. Ne kemi nevojë për Procesin e Berlinit për ta çuar rajonin drejt BE-së”, shkruan Sarrazin

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio