Aktuale Më shumë

“Shtëpia e Verdhë” – Romani më i fundit i shkrimtarit Bashkim Hoxha

Prej tvteuta11:16, 20 Gusht 2024

Në një fshat të thellë të Matit, Shtëpia e Verdhë mbetet një mister që kuriozon gjithkënd dhe pas dy dekadash.
E përfolur si skenë e historive të errëta dhe të pabesueshme, ajo rikthehet në vëmendje përmes romanit më të ri, të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur Bashkim Hoxha.
Lexues dhe dashamirës të shumtë nga Ulqini e jo vetem u mblodhën në librarinë “Ulqini” për të diskutuar mbi këtë vepër që shënon një tjetër arritje në karrierën e Bashkim Hoxhës. Ajo sjell në vëmendje një tematikë që ka dashur të hedhë baltë mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj me akuzat për trafik organesh dhe varre masive, të përmendura në raportin e Dick Martit.
“Shtëpia e Verdhë” nuk është thjesht një roman, por një ftesë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe për të kërkuar të vërtetën përmes një lenteje artistike.
Arti dhe historia u ndërthurën në këtë aktivitet për të ofruar një perspektivë të re dhe shuar zërat mbi skenarin e errët të shtëpisë që ende tërheq vëmendjen.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio