Aktuale Më shumë

Shpëtohet një person, rrymat e kanë tërhequr në det të hapur

Prej tvteuta15:10, 5 Gusht 2024

Anëtarët e Administratës së Sigurisë Detare dhe Menaxhimit te Porteve së bashku me rojet e plazhit në plazhin e madh shpëtuan një person, i cili nga rrymat e forta u tërhoq në det të hapur, një kilometër e gjysmë nga bregu.
“Anëtarët tanë kanë reaguar pas thirrjes së shërbimit të shpëtimit nga Plazha e Madhe, e cila e ka njoftuar Qendrën tonë Operative Detare dhe ky person është shpëtuar me veprim të shpejtë dhe të përbashkët dhe është kthyer shëndoshë e mirë në breg”, njoftojnë nga Administrata e Sigurisë Detare.
Sipas tyre, ky është rasti i parë i kërkim-shpëtimit në plazhin e Madh në Ulqin këtë sezon, dhe kjo për shkak të erës së shtuar veriore që ka fryer sot në mëngjes.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio