Nimanbegu priti në takim përfaqësuesit e Ansamblit Kombëtar “Shota”
Prej tvteuta10:22, 28 Qershor 2024
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu dhe nënkryetari Beqir Sellaj pritën udhëheqësit e Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” drejtorin artistik Mehmed Xhemali dhe koreografin Besnik Rajçevcin.
Në takim u vlerësua puna disa dekadëshe e këtij Ansambli profesional që ka qenë përherë përfaqësuesi më i denjë i trashëgimisë së pasur shpirtërore të Kosovës dhe u fol për bashkëpunimin e Ansamblit me institucionet kulturore të Ulqinit.
Në takim u diskutua mbi pikat e shumta që ansambli “Shota” ka në repertuarin e vet ndër to edhe “vallen e peshkatarëve” që vjen tradita e valleve Ulqinake.
U ra dakort që Ansambli “Shota” në fillim të muajit të ardhshëm të prezantohet me një program artistik ne Ulqin.