Aktuale Më shumë

Një bombë shpërtheu në Cetinë: dy persona vdiqën, tre u plagosën rëndë

Prej tvteuta14:12, 20 Qershor 2024

Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm nga një shpërthim që ka ndodhur rreth orës 09:00 në afërsi të Qendrës Sportive në Cetinë.

Siç mëson Shërbimi Publik, kanë mbetur të vrarë Petar Kallugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, ndërsa Drejtoria e Policisë ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku thuhet se janë lënduar tre persona.

Kallugjeroviq vdiq në vend, ndërsa Roganoviq iu nënshtrua plagëve të marra.

Jozyrtarisht mësojmë se janë lënduar Mihaillo Borozan, Tanasije Jovanoviq dhe Desanka Vujoviq.

Administrata e Policisë njoftoi zyrtarisht se zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pasi kanë marrë vesh për ngjarjen.

“Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarje, zyrtarët e Drejtorisë së Policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe veprime intensive të zbulimit, rrjedha dhe rezultati i të cilave do të të informohet publiku në kohën e duhur”, njofton policia.

Shpërthimi i fortë në Cetinë ka trazuar gjithë qytetin. Forca e shpërthimit ka plasaritur xhamat e godinës së qendrës.

Një numër i madh i policëve po marrin deklarata nga dëshmitarët okularë, ndërsa automjetet janë duke u kontrolluar në rrugën Podgoricë – Cetinë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio