Aktuale Më shumë

KF Otrant – Olympic: “Ulen tensionet, tifozët do të mundë të përkrahin ekipin e tyre”

Prej tvteuta09:52, 4 Qershor 2024

Mbas bisedimeve të organizuara ndërmjet dy klubeve të Futbollit të Malit te Zi, ku prezent ishin përfaqësuesit e KF Mlladost DG,Kryetari Danillo Mugosha sekretari Darko Mugosha KF Otrant Olympic, Skender Rexha,  Kryetari i Komunes Genci Nimanbegu dhe ish ministri dhe ish kryetari Gëzim Hajdinaga u arrit marrëveshtja mes dy klubeve që të ulen tensionet e krijuara dhe sytë të kthehen kah e ardhmja me qellim që sporti të fitoj.

Me qellim të zgjidhjes së problemeve të mëherëshme palët u dakorduan se është e nevojshme të mësojnë nga situata dhe t’i japin zgjidhje çështjes e cila u krijua së fundmi.

Së bashku palët u dakorduan që të luhet loja në frymën e mirëkuptimit dhe me respektin maksimal reciprok, ndër të tjera me qellim që fitues të jetë sporti.

Përfundimisht tifozëve nga Ulqini do t’u mundësohet që të përkrahin klubin e tyre me 350 tifozë brënda Stadiumit DG. Sigurisht që biletat do të jenë falas me qellim që atmosfera të jetë sa më e bukur siç i takon një ndeshje kaq të veçantë.

Shfrytëzojmë rastin të falenderojme Federaten dhe individët e tjer që ndihmuan të realizohet kjo marrëveshtje e në veçanti z. Nimanbegu dhe z. Hajdinaga.

Gjithashtu i falenderojmë për mirkuptim përfaqësuesit e ekipit Mladost LOBBET.

Në fund i ftojmë të gjithë sportëdashësit të na përkrahin drejtë realizimit të ëndrrës tonë.

Përpara Otrant!

Përpara Ulqini!

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio