TAEKWODNO ULQINI – Përfundimi i vitit 2023
Prej tvteuta12:40, 5 Janar 2024
Përfundoj edhe një vit shumë i sukseshëm për sportin e Taekwondo-së Ulqini, ndonëse i vështir për ne, një vit pak më ndryshe, mirpo ja arritën të sjellim këtë suksesë.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini gjatë vitit 2023 mori pjesë në 29 aktivitete sportive.
Udhëtime të gjata e të mundishme arritëm në 12 shtete Evropian🇲🇪 🇦🇱 🇷🇴 🇭🇷 🇧🇦 🇷🇸🇲🇰🇦🇹🇽🇰 🇮🇹 🇧🇬🇪🇪vetëm pët të arritur këtë rezultat.
U paraqitëm në 11 kompeticione të Premijer ligës turnamente të nivelit G2/E2. Morëm pjesë në pesë kampionate Europiane, (kampioni evropian për femij, kampionati për kadet, kampionati për junior, kampionat evropian për shkolla dhe kampionati evropian multi për të gjitha kategoritë), në kupën e europes, kampionatin botërorë, kampionatin Ballkanik, 26 gara ndërkombëtare dhe 3 gara vendore.
Gjatë këtij viti klubi arriti të grumbullojë gjithësejtë 254 medalje, 28 trofe dhe 9 trofe përsonale.
🎖103 MEDALJE VENDORE
🥇50 medalje të arta
🥈28 medalje të argjendit
🥉25 medalje të bronzit
🎖123 MEDALJE NDËRKOMBËTARE
🥇57 medalje të arta
🥈41 medalje të argjendit
🥉25 medalje të bronzit
🎖6 MEDALJE EVROPIANE
🥈3 medalje argjendi
🥉3 medalje bronzi
🎖19 MEDALJE TË PREMIJER LIGËS NIVELI G/E
🥇3 medalje të arta
🥈8 medalje e argjendit
🥉8 medalje të bronzit
🎖3 MEDALJE BALLKANIKE
🥇1 kampion Ballkani
🥈1 nënkampion Ballkani
🥉1 medalje e bronzit
🎖25 MEDALJE SHTETËRORE në disciplinën e Ndeshjes
🥇14 kampionë shtetëror
🥈6 nënkampion shtetëror
🥉5 medalje bronzi
🎖25 MEDALJE SHTETĒRORE në disciplinën e Formave
🥇12 kampion shtetëror
🥈6 nënkampion shtetëror
🥉7 medalje bronzi
🏆22 TROFE TË FITUARA
🏆8 trofe në Mal të Zi
🏆14 trofe ndërkombëtare
🏆9 trofe të vendit të parë
🏆7 trofe të vendit të dytë
🏆6 trofe të vendit të tretë
Sportististja Amella Nuti rënditet në vendin e 5-të në ranglistën Evropiane. Arta Ismailaga në vendin e 6-të të ranglistës evropiane. Sara Kraja në vendin e 8-të dhe Enes Dushku rënditët i 16 në ranglistën evropiane.
Përgëzojë ekipin e artë i cili punoj gjatë gjithë vitit pa u ndal, Një ekip, të cilët nuk munguan në seanca stërvitore gjatë 6-të ditëve të javës, udhëtuam së bashku përgjatë gjithë Europës thuajse, kalum çdo vështirësi duke i ndarë së bashku të gjitha emocionet gëzimet e vuatjet, dëfrimet, vështirrësit, pakorektësit, rreziqet, qëshëm e qajtëm së bashku, një aventur që do mbetet në librin tonë të suksesit.
Falenderojë prindërit për përkrahje maksimale të këtij ekipi, nutricioistët, trajnerët e pregaditjeve fizike dhe të kondicionit, shtëpin e shëndetit për analizat e regullta të sportistëve.
Me këtë suksesë të arritur gjatë vitit 2023, dëshiroj të falenderoj të gjtihë ata që kontribuan në çfardo mënyre: Prindërit, Komunën e Ulqinit, Anëtarët e komisionit për sport pranë Komunës së Ulqinit, Sponsorët, Mediat, Portalet, Federatën e Taekwondo-së së Malit të Zi, Komitetin Olimpik, Ministrin e sportit, të afërmit e mi, shoqërin anonime nga New Yorku, Florida, Chicago e California, kolegët mësimdhënësit që patën mirëkuptim për nxënësit të cilët munguan gjatë procesit mësimorë dhe të gjithë ata që na përkrahën moralishtë e fizikishtë ju faleminderit shumë.
Urime për të gjithë, fati lumturia dhe suksesi ju përcjelltë gjatë gjithë jetës, ne si ekip sportiv po mundohemi që të reflektojmë sa më pozitiv për fëmijët tanë.