Aktuale Më shumë

U mbajt takimi “Gratë në fushën e artit dhe kulturës”, e ftuar regjisorja Edina Mustafiq Avdiu

Prej tvteuta14:26, 12 Dhjetor 2023

Gruaja për gruan duhet gjithmonë të jetë mbështetja më e madhe. Në komunën e Ulqinit kontributi i saj në shumë sfera ka qënë gjithmonë e madhe. Arritjet e grave nuk kanë mundur asnjëherë të kalojnë në heshtje, sepse puna dhe aftësia e tyre ka bërë që ato të dalin në pah.

Në shkollën fillore “Bedri Elezaga” së fundmi u mbajt një takim ndryshe, një takim i cili në fokus kishte gruan dhe më e rëndësishmja gruan e cila e para mori guximin e një profesioni të veçantë.

Nën organizimin e Institutit Punta të udhëhequr nga një grua e njohur në sferën politike e shoqërore siç është Hadixha Gjoni, ky takim i veçantë erdhi me temën “Gratë në fushën e artit dhe kulturës”.

Jam falënderuese udhëheqësisë së shkollës që ky aktivitet po mbahet pikërisht këtu, dhe jam e emocionuar që sonte përveç grave kemi prezente edhe vajat e reja. Ky është një kontribut për avancimin e femrës në përgjithësi që të dalë nga anonimja dhe të shfaqet në skenë në këtë formë,  me këto takime dhe rrëfime të sinqerta”, tha ndër të tjera Gjoni.

Risku i të qënit e para në një sferë të caktuar ekziston gjithmonë. Si një vend i vogël që jemi edhe mundësitë janë më të vogla. Kthimi pas studimeve në Ulqin nuk është i lehtë, dhe mbartë me vete shumë pasiguri por edhe pyetje që ia shtrojmë vetes.

A do të di të jap shembullin e duhur? A do të mund të realizoj ëndrrat, karrierën… e shumë çka tjetër. Këto pyetje kanë kaluar edhe në kokën e regjisores së parë femër nga Ulqini, Edina Mustafiq Avdiu. Përgjigje të cilat i dha në bisedën e zhvilluar me profesoreshë Vjollca Lika Çoba.

Në një bisedë me plotë emocione por edhe me shumë sinqeritet regjisroja Edina Mustafiq Avdiu përshkroi rrugëtimin e saj që nga fëmijëria, studimet, diplomimi para publikut të Ulqinit në vitin 2018 e porojektet e shumta që ka në duar sot.

Mbështjeta e familjes dhe e miqve padyshim që ka qënë shtylla kryesore e zhvillimit të karrierës, ndërsa ajo ndau një sekuencë të veçantë nga dipolomi i saj.

Shkova pak në kundërshtim me profesorin kur i kërkova që shfaqa ime e diplomimit të jepej në Ulqin. Padyshim që kur i spjegova arsyet më mbështeti. Qëllimi im ishte që të diplomja në skenën e Qendrës për Kulturë në Ulqin për të përcjellë një mesazhe, që unë dua të kthehem dhe të jap kontributin tim në art dhe kulturë pikëprisht në vendin tim. Ndërsa pika tjetër ishte që unë që nga diplomimi të filloja të punoja me miqtë e mi të cilët që nga ajo ditë e sot vazhdoj t’i kem krah të fortë e bashkpuntorë të mi”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Takime të tilla janë një kurajo më shumë për çdo grua që të ndjekë ëndrrat dhe dëshirat e veta.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio