Klubi i Taekwondo Ulqini u kthye nga Zenica me 17 medalje
Prej tvteuta10:16, 17 Tetor 2023
Gjatë vikendit me datë 14.10.2023 në qytetin e Zenicës u mbajtë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së për të dy disciplinat, ndeshje sportive dhe forma. Ky aktivitet sportiv i sportit të Taekwondo-së mblodhi afer 500 sport kryesisht nga vendet e rajonit. Klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 20 sportist.
Suksesi për sportin e Taekwondo-së Ulqini ishte. Gjithësejt 17 medalje, 9-të të arta, 6-të të argjendit, dy të bronzit, dy kupa dhe tre çmime përsonale.
Sportistët Sara Kraja, Amra Dushku dhe Amell Nuti u shpallën sportistët më të sukseshëm të turneut në kategoritë përkatëse. Të sukseshëm ishin edhe sportistët Denis Çobi i cili fiton tre ndeshje, Gani Resulbegu dhe Ajan Brashnjani të cilët fituan nga dy ndeshje.
Me medalje u kurorzuan sportistët:
Sara Kraja,
Denis Çoboviq
Ajan Brashnjani
Reinard Gojani
Gani Resulbegoviq
Rizuana Maniq
Adelina Gjinaj
Xhenan Tivari
Xhihan Maniq
Në disciplinën e Formave:
Merisa Malokraja
Amell Nuti
Adnam Mekic
Amra Dushku
Berina Mustafa
Sara Kraja
Hava Malokraja
Amella Nuti
Në rënditjen e përgjithshme Taekwondo Ulqini u rëndit i pari 🏆në disciplinën e formave dhe vendi i tretë🏆 në disciplinën e ndeshjeve kategoria Junior.
Falenderojmë sporzorët dhe prindërit që pëkrahen këtë aktivitet sportiv të Taekwondo-së.
Tkd Ulqini,
Fikret Dushku, Prof.