Aktuale Më shumë

Plaçkitën zyrën për armë, morën 16 pistoleta dhe tre pushkë

Prej tvteuta09:41, 27 Shtator 2023

Prokuroria Themelore e Podgoricës ka lëshuar urdhër për hetime ndaj Velko Markoviqit, Millan Markoviqit, Dejan Jovanoviqit, Vlladimir Eriqit, Predrag Mirotiqit dhe disa personave të panjohur, për shkak të dyshimit se janë pjesë e një grupi kriminal që bastisi depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Në dokumentin e prokurorisë, në të cilin TVMZ kishte qasje, thuhet se Markoviq, Jovanoviq, Eriq dhe Miroticq janë bërë anëtarë të një grupi kriminal me disa persona të panjohur në fillim të korrikut të këtij viti. Se një grua, duke përdorur një dokument të rremë në emër të Andrijana Mariq, përmes një agjencie imobiliare, ka marrë me qira një lokal afarist me bodrum, në rrugën Njegoshi.

Siç thuhet në urdhër, ajo ka nënshkruar kontratën më 24 korrik për një periudhë tre vjeçare me çmim qiraje prej 1400 euro në muaj, ku u ra dakord që çelësat e bodrumit do të mblidheshin nga një person i cili gjithashtu po prezantonte vetën në mënyrë të rrejshme, si Edin Axhihmetoviq. Çelësi përfundoi në duart e tij më 7 gusht.

Ndër të tjera, në fletarrest thuhet se shtetasit e dyshuar të Serbisë kanë hyrë në ambientet e depos nga data 8 shtator deri më 11 shtator, bastisi zyrën e mbyllur ku mbahen armët dhe mori 16 pistoleta dhe tre pushkë. E gjithë kjo përfundoi më 11 shtator në një banesë në rrugën “Ksenije Cicvarić”, e cila ishte marrë me qira nga një person i cili gjithashtu ishte paraqitur në mënyrë të rreme si Millosh Markoviq.

Kujtojmë se Mirotiq, siç dyshohet, ka shkuar me furgon në qytetin e Botunit, ku janë hedhur sendet e përdorura në kryerjen e krimit, por edhe aty ku ishte fshehur furgoni, i cili më pas është gjetur.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio