Panairi i librit – Ulqin 2023
Prej tvteuta12:30, 10 Gusht 2023
Këtë vit me 17 gusht 2023, fillon ngjarja tradicionale kulturore ndërkombëtare “Panairi i Librit – Ulqini 2023”, organizuar nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana si dhe nga e Ministria e pakicave dhe te drejtave te njeriut te Malit te Zi. Panairi do të mbahet në Ploçe në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku.
Kjo ngjarje shënon edicionin e 22-të, do të zgjasë katër ditë, pra deri më 20 gusht dhe gjatë panairit, do të organizohen mbrëmje letrare ku do të marrin pjese shkrimtar nga vendi dhe rajoni.
Përndryshe, kjo ngjarje është organizuar në Ulqin që nga viti 2001, ku më shumë se 50 ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe vendet e tjera të rajonit prezantojnë rregullisht botimet e tyre.