Aktuale Më shumë

Gjashtë fakte interesante për shalqirin

Prej tvteuta09:59, 14 Korrik 2023

1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet

Likopen është një antioksidant i fuqishëm që i jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet tek domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqir ka 1.5 herë më shumë likopen se sa një domate e madhe e freskët.
2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve
Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqiri të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram amino acidesh që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulore. Studimet kanë treguar që meshkujt që pinë lëng natyral shalqini para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pinë vetëm ujë.
3. Shalqini është edhe frut edhe perime
Siç e thamë më lart, shalqiri është i të njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqiri është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqirit është e ngrënshme.

4. Mund t’i hani farat dhe cipat e bardha e shalqirit
Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqirit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të përgatitni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqirit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë amino acidë siç është citrulina se vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar por ka edhe vlera terapeutike.

Shumë njerëz preferojnë shalqirin pa fara, por farat e zeza të shalqinit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur,zink, proteina dhe fibër.

5. Shalqiri është pothuaj i gjithi ujë
E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 për qind e shalqirit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvendësues natyral për ujin.
6. Keni dëgjuar për shalqirin e verdhë?
Shalqiri i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqiri me tul të kuq. Shalqiri i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqirit me tul të kuq.
Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqirin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqirin perfekt. Në pjesën fundore të shalqirit duhet të kërkoni për një një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqiri të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqiri i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio