Sporti Më shumë

“E pash në ëndërr” – Zharnel Hughes thyen rekordin 30 vjeçar në vrapimin 100 metra

Prej tvteuta19:29, 27 Qershor 2023

“Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta arrish”, shkroi Zharnel Hughes në Instagram, pasi vrapoi për 9.83 sekonda për të thyer rekordin 30-vjeçar britanik të 100 metrave që mbahej nga Linford Christie.

Jo vetëm që 27-vjeçari e ëndërroi këtë, por, para garës së tij në New York, Hughes kishte shkruar se do të bënte histori.

Kampioni në fuqi i Evropës në 200 metra mori 0.04 sekonda nga rekordi i mëparshëm prej 9.87 të shtunën, një shenjë që Christie e kishte vendosur në Kampionatin Botëror në 1993

 

Rekordi i ri i Hughes është koha më e shpejtë në botë këtë vit dhe e dyta më e shpejtë ndonjëherë nga një atlet evropian.

Vetëm italiani Marcell Jacobs, i cili vrapoi 9.80 për të fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në 2021, ka vrapuar më shpejt.

Ai fillimisht dukej se ishte në mosbesim pasi pa kohën e tij – pavarësisht se bëri ashtu siç e kishte parashikuar.

“U zgjova me një ëndërr këtë mëngjes”, deklaroi Hughes. “Këtë mëngjes u zgjova me 9.83 në mendje”.

Zharnel Hughes ndau një foto të shënimeve të tij në Instagram ku shkruhej: “Dita e konkursit në Nju Jork. Unë do të vrapoj 9.83'.

 

“Kur shikova orën dhe pashë 9.83, nuk e di nëse e patë reagimin tim, por unë thashë: ‘Çfarë ndodhi atje?’”.

Ai më vonë ndau një foto të parashikimit të tij, ku shkruhej: “Dita e garës në New York. Unë do të vrapoj 9.83. Ki besim”.

Christie mbetet i vetmi britanik që ka fituar ndonjëherë medaljen e artë në Kampionatin Botëror në 100 metra, me atë fitore në Shtutgart.

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio