Sporti Më shumë

Shqipëria mposht Ishujt Faroe, pozicionohet e dyta në grup

Prej tvteuta14:23, 22 Qershor 2023

Shqipëria ka arritur t’i mposhtë Ishujt Faroe me rezultat të thellë prej 1-3.

Golin e parë në takim e shënoi Bajrami në minutën e 20-të të takimit, ndërsa 12 minuta më vonë Cikalleshi dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

E, në minutat shtesë të pjesës së parë, Ishujt Faroe barazuan me anë të Faeros, ndërsa vetëm 6 minuta pasi nisi pjesa e dytë, Asllani ktheu epërsinë për “Shqiponjat”.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Muçi, i cili pas një aksioni të mirë shënoi për 1-3.

Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë, një më shumë se Moldavia, e cila befasoi Poloninë duke e mposhtur me rezultat 3:2, ndonëse ishte duke u mposhtur me rezultat 0-2.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio