Sporti Më shumë

Italia fiton ndeshjen për vendin e tretë

Prej tvteuta14:18, 19 Qershor 2023

Italia është e treta në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Në ndeshjen për vend të tretë, përfaqësuesja e Italisë fitoi 3:2 ndaj Holandës. Ndeshja u zhvillua të dielën pasdite në Enschede të Holandës. Federico Dimarco shënoi për 1:0 në të mirë të Italisë që në minutën e gjashtë.

Davide Frattesi shënoi gol tjetër në minutën e 20-të. Steven Bergwijn realizoi për Holandën në minutën e 68-të, por menjëherë në minutën e 72-të Federico Chiesa shënoi golin e tretë për italianët. Rezultatin final, 3:2, e vendosi Georginio Wijnaldum në minutën e 90-të.

Në gjysmëfinale, Italia kishte pësuar nga Spanja, ndërsa Holanda nga Kroacia. Është ky edicioni i tretë i Ligës së Kombeve të UEFA-s.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio