Raphinha nuk largohet nga Barcelona
Prej tvteuta18:36, 16 Qershor 2023
Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha, nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
Ai ka insistuar se do ta respektojë deri në fund kontratën e tij me ekipin spanjoll, ka shkruar “Mundo Deportivo” të premten.
Së fundmi, është raportuar se Barcelona ka qenë e interesuar për ta shitur Raphinan, i cili thuhet se ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave të tjera.
26-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa ekipit spanjoll iu bashkua verën e shkuar nga Leeds Unitedi për 60 milionë euro.
Në edicionin e tij të parë në “Camp Nou”, Raphinha ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 12 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat.