Aktuale Më shumë

Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit pajiset me aparatura dhe instrumenta në vlerë prej 32.360 mijë euro

Prej tvteuta13:03, 14 Prill 2023

Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit u pajis me aparatura dhe instrumenta për Repartin e Gjinekologjisë, në kuadër të projektit CARES 2 të cilin FORS Montenegro e realizon në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.
Ky projekt ka për qëllim të avancojë cilësinë e shërbimeve në sektorin e shëndetit riprodhues, dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit riprodhues, me theks të veçantë  në kujdesin ndaj kategorive më të ndjeshme.

Në kuadër të projetit është blerë aparati ultrazë, thika radiokirurgjike dhe instrumenta me vlerë prej 32.360 mijë euro pa TVSH thoto një ndër iniciatorët e projektit Veselin Shturanoviq.

Deri tani në Shtëpinë e Shëndetit mbi 300 gra në fazën riprodhuese kanë kryer ekzaminime preventive. Po ashtu janë parashikuar, e në masë të madhe edhe janë kryer, ligjerata gjatë të cilave gratë nga gjinekologë te zgjedhur janë motivuar për të kryer ekzaminimet preventive.

Projekti CARES 2- financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar  Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, ndërsa organi kontraktues për projektin është Ministria e financave e Malit të Zi. Pojektin  në Mal të Zi e bashkëfinancon Ministria e administratës publike.
fund

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio