Kulturë Më shumë

“Të gjithë tanët” është titulli i Antologjisë së Prozës së Shkurtër të Shkrimtarëve Shqiptarë të Malit të Zi

Prej tvteuta19:00, 17 Mars 2023

Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës Minoritare të Malit të Zi, si dhe bibloteka e qytetit organizoi promovimin e Antologjisë së Prozës së Shkurtër të Shkrimtarëve Shqiptarë të Malit të Zi, me titullin  “Të gjithë tanët”, e cila u mbajt ne galerin e qendrës për kulturë në Ulqin

Folën Redaktori Dr. Haxhi Shabani, Lektor Ismet Kallaba, drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi Salko Luboder, si  dhe moderatore e programit ishte Ardita Rama udhëheqëse në biblotekën e qytetit.

Antologjia është një botim dygjuhësh në shqip dhe në gjuhën malazeze, në të cilin janë përfaqësuar veprat e 11 prozatorëve, përkatësisht Mehmet Kraja, Rexhep Qosja, Hajro Ulqinaku, Aslan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj etj. Antologjia përmban biografi të shkurtra me fotografi të autorëve. E pajisur në mënyrë të pasur me përmbajtje estetike.

Antologjia përfaqëson një tjetër projekt të Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi,

Më shumë rreth kësaj , mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”, sonte  në orën 20:30

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio