Aktuale Më shumë

Diandra Koçan, eco-reporterja e re më e mirë në botë

Prej tvteuta20:42, 6 Mars 2023

Në takimin vjetor të koordinatorëve kombëtarë të programeve arsimore të Fondacionit për Mbrojtjen e Mjedisit (FEE) në Mbretërinë e Marokut (Rabat), u shpallen eko-reporterët e rinj më të mirë që dhanë kontributin më të madh për komunitetin lokal dhe aktivitetet e të cilëve patën ndikimin më të madhbpër vendimmarrësit në fushën e përmirësimit të mjedisit.

Vendin e parë në mesin e 40 vendeve që zbatojnë programin Young Ecoreporters (YRE) e fitoi Diandra Koçan nga shkolla e mesme “Vëllazërim-bashkimi” Ulqin.

– Diandra, së bashku me Haris Koçan dhe Edita Kovaçeviq, fituan konkursin kombëtar të Ecoreporters të Rinj në vitin 2021, dhe videoja e tyre “Princesha e harruar e Adriatikut” ishte në finale të konkursit ndërkombëtar “Reporterët e rinj për mjedisin” – njoftoi Enti për Edukim i Malit të Zi

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio