Shoqata “Ulqini” ka mbledhur 7,000$ për vëllëzërit dhe motrat në Skenderaj
Prej tvteuta12:04, 27 Janar 2023
Pas fatkeqësisë natyrore e cila ka kapluar Komunën e Skenderajit, Shoqata Ulqini në SHBA ka nisur menjëherë iniciativën për të ndihmuar dhe për tu solidarizuar me banorët e kësaj komune që pësuan dëme të mëdha.
Siç njofton kryetari I shoqatës Xhemal Lanica, për më pak se 24 orë shoqata “Ulqini” ka mbledhur 7,000$ për vëllëzërit dhe motrat në Skenderaj.
“Shoqata Ulqini, me korrespondencë dhe bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, ka për të lehtësuar financimin e më shumë furnizimeve dhe ndihmës emergjente për banorët e këtij rajoni. Kosova na ka edukuar, na ka strehuar, është kujdesur për ne në kohët tona më të vështira. Ne i jemi përgjithmonë borxhli gjithë Kosovës dhe mendojmë se është e drejtë të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar”, theksohet në deklaratën e Shoqatës Ulqini.