Inspeksioni shëndetësor-sanitar paraqiti mbi 100 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse
Prej tvteuta07:38, 27 Janar 2023
Inspeksioni shëndetësor-sanitar paraqiti mbi 100 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse ndaj prindërve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, deklaroi inspektorja shëndetësore e sanitare Jelena Nikçeviq. Ajo njoftoi se ka filluar kontrolli i qendrave shëndetësore në gjithë vendin dhe vuri në dukje se prindit apo kujdestarët e fëmijëve, në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së Popullsisë, janë të detyruar të sigurojë vaksinimin e fëmijëve kundër 10 sëmundjeve infektive.