A lejohet fëmija jashtë kur ka temperaturë?
Prej tvteuta16:31, 15 Nëntor 2022
Ndër dyshimet që kanë prindërit është nëse mund ta nxjerrin të voglin jashtë nëse ai ka temperaturë
Në shikim të parë, shumë do të thoshin se një fëmijë i sëmurë duhet të qëndrojë në shtëpi. Por a është gjithçka kaq e thjeshtë?
Përgjigja për këtë pyetje është komplekse. Kërkon vlerësim të kujdesshëm të gjendjes së fëmijës, kushteve të motit dhe një përzgjedhje të kujdesshme të një vendi për shëtitje, thonë mjekët.
Shumë prindër mendojnë se një shëtitje do ta zgjidhte problemin nëse fëmija ka temperaturë pak të ngritur (deri në 38,5 gradë Celsius), ha më pak, ka pak rrjedhje nga hunda, kollitet, por ecja lejohet dhe me siguri do ta kënaqë fëmijën nëse gjendja e tij e përgjithshme është e mirë.
Pak ajër i pastër dhe diell i këndshëm nuk do ta dëmtojnë fëmijën, përkundrazi, do të kontribuojë në rikuperimin. Por duhet pasur kujdes që fëmija të jetë i veshur siç duhet dhe të mos ekspozohet ndaj kushteve të pafavorshme të motit si temperaturat e larta apo të ulëta, era, shiu, mjegulla… Gjithashtu, nuk rekomandohet të ecni në ambiente të mbyllura, për shembull, në qendra tregtare, në vende ku ka turma të mëdha, si rrugët e zhurmshme të qytetit, shëtitoret, apo kur ka shumë ndotje të ajrit.
Në rast se fëmija po merr antibiotikë ose ilaçe kundër alergjisë, duhet të kontrolloni se çfarë shkruhet në udhëzimet për përdorimin e ilaçit.
“Në marrjen e disa prej këtyre barnave nuk rekomandohet qëndrimi në diell sepse është e mundur që në lëkurë të shfaqen njolla për shkak të efektit fotosensibilizues të barit”.