Adri Nurellari: Situata në Kosovë është e rëndë

Prej tvteuta20:55, 14 Nëntor 2022

Në emisionin Focus këtë të enjte kemi trajtuar situatën aktuale në Kosovë me studiuesin dhe analistin Adri Nurellarin. Ai tha se situata aktuale në Kosovë është shumë e rëndë.

“Nuk është rastësi se për këtë temë foli dhe u deklarua edhe zëdhënësi i Departamentit të shtetit, pra një shtet si puna e SHBA-ve , në mes të të gjitha atyre telasheve të mëdha globale si lufta në Ukrainë, inflacioni, kriza energjetike, etj. gjen kohë dhe i kushton vëmëndje kësaj situate. Ajo që ka ndodhur me Kosovën  është një investim shumëvjeçarë i qeverive të mëparshme në kuadër të dialogut në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe është hedhur në erë në njëfarë mënyre  brenda 2 ditësh. Bëhet fjalë për një investim intenziv për të siguruar shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës në veri, reintegrimin e popullësisë së atjeshme brenda strukturave shtetërore të Kosovës, shkrirjes së strukturave paralele të mëparshme të drejtuara nga Beogradi dhe funksionimin normal institucional në bazë të ligjeve të Kosovës. Me këtë lloj tërheqjeje nga institucionet të popullsisë së atjeshme me shtetësi kosovare por me kombësi serbe, faktikisht të gjitha ato përpjekje që janë bërë me vite për të vendosur policinë, prokurorinë, gjyqësorin, policinë kufitare, administratë lokale, etj. faktikisht sot janë disfunksionale të gjitha dhe kjo e ka futur atë vend në një vakum institucional që kërcënon drejtpërdrejtë sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, interesat e Kosovës dhe ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës edhe në nivel ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera zotëri Nurellari në emisionin Focus.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=uhudRm7_yOg

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio