Përfaqësues nga ISHP-ja qëndruan në Ulqin, qellimi ishte informimi për vaksinën HPV
Prej tvteuta17:54, 8 Nëntor 2022
Për herë të parë në Mal të Zi ka arritur vaksina HPV. Është ky program i vaksinimi i cili në vendin tonë ka filluar në shtatorin e këtij viti. Bëhet fjalë për vaksinimin kundër kancerit të qafës së mitrës dhe lloje të tjera të kancereve të lidhura me virusin HPV.
Në kuandër të ndërgjegjësimit të qytetarëve por edhe të informimit të mjekëve, në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin qëndruan për vizitë përfaqeuses të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi.
Duke u nisur nga ajo se kjo vaksinë në botë ka vite që përdoret, dhe duke u nisur nga ajo se kanceri i qafës së mitrës është ndër pesë kancerët që më së shumti po u merrë jetën grave në vendin tonë doktor i epidemiolog Millko Joksimopviq shprehet se nuk ka asnjë arsye që të jemi skeptik për marrjen e kësaj vaksine. Fokusi për momentin është vaksinimi i vajzave nga mosha 9 vjeçare.
Reagime e para nga qytetarëtnë përgjithësi janë pozitive por përsëri kjo varion nga komuna në komunë, shton Joksimoviq.
Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin , dokotresha gjinekologe Sadije Hollaj foli më shumë mbi pasojat e kësaj sëmundje, dhe bëri apel tek prindërit që ti vaksinojnë vajzat e tyre sepse bëhet fjalë për një vaksinë të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dokotresha pediatria Vlora Duraku Kurti tha se nuk duhet që prindërit të bien pre e dezinformatave, por duhet ta shohim si një mundësi të mirë që më në fund edhe në vendin tonë ka arritur kjo vaksinë.
Gjërë më tani në komunën e Ulqinit janë dhënë disa dhjetra vaksina HPV, ndërsa dozat e kësaj vaksine në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin janë në numër të konsiderueshëm.