Opinion Më shumë

H.HAJDARI: A DËSHTUAN PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË 32 VITET E E VEPRIMIT TË TYRE

Prej tvteuta11:29, 7 Nëntor 2022

Shkruan Hajrullah Hajdari
Shpalosje politike
A DESHTUAN PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË 32 VITET E E VEPRIMIT TË TYRE
Ngjarjet politike që po ndodhnin në Evropë, e sidomos në shtetet e bllokut komunist gjatë vitetve 1988-1990, u pritën me entuziazëm edhe nga shqiptarët në Mal të Zi. Deri sa pritej rënja e sistemit famëkeq komunist, ku të drejtat dhe liritë qytetare ishin të cunguara e diku edhe të shtypura, barazia kombëtare e çroditur dhe shfrytëzuese kundrejtë pakicave kombëtare, në horizont po çfaqej një rreze shprese se komunizmit po i vinte fundi e së bashku me të edhe kontraditave shoqërore në lëmin e të drejtave dhe lirive qytetare dhe kombëtare. Shqiptarët në Mal të Zi shpresonin për ndryshime esenciale të cilat, në rrethanat e reja të krijuara – paraqitja e sistemit shumëpartiak dhe të demokracisë parlamentare, interesat kombëtare dhe pozita në përgjithësi e shqiptarëve do të avancohet dhe shqiptarët do të zënë vendin e merituar në shoqërinë malazeze.

Po jetojmë në kohën e kontesteve të ndryshme politike, kulturore, arsimore, por edhe ekonomike. Qasjet janë të ndryshme. Ndërkaq, unë vazhdoj të kujtoj të kaluarën, por në vështrimet e mia edhe të tashmes i kushtoj rëndësi të veçantë në mënyrë që gjeneratat e reja duke krijuar të ardhmën e tyre të mësojnë nga e kaluara e jonë, të nxjerrin mësimet e duhura për të mos vuajtur gabimet e tipit “unë po unë”, kryeneçësisë, lokalizmave e bajraktarizmave, ndasive për interesa personale duke lënë mënjanë interesat kombëtare, etj.etj.
Për vështrim timi zgjodha një radhitje të organizimit funksional të shoqatave apo partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, misioni, organizimi, politika, funksionimi, efektet apo pasojat e veprimit politik dhe sikur padashje, ashtu instiktivisht u fukusova në shoqërinë shqiptare atëherë, në organizimin politik në vazhdimësi, duke u munduar të gjejë PSE-në për gjendjen e organizimit politik të shqiptarëve dhe nivelin e arritur të të drejtave civile dhe kombëtare të shqiptarëve sot, e jo të Sterjo Spases, mbase akoma nuk ka vend për nihilizëm!

Populli shqiptar në Jugosllavi, i ndarë në katër njësi federative, kishte përjetuar padrejtësi të shumëllojshme në të gjitha sferat e jetës kulturore, arsimore e ekonomike. Ndryshimet që po dukshin në horizont ngjallën një shpresë se diçka, edhe për ata, do të ndryshojë për të mirë.
Jam më se i sigurt se pas rrëzimit të udhëheqjes komuniste në Mal të Zi, në janar të vitit 1989, çdo shqitar e kishte të qartë se tani më fati i tyre në njësin federative –Republikën socialiste të Malit të Zi, më shumë gjasa, do të varet edhe nga vetë shqiptarët, nga veprimet dhe organizimi i tyre. Kjo edhe për faktin se në skenën politike në Jugosllavi tani më ishte regjistruar LDK-ja – 23 dhjetor 1989, së shpejti u themelue edhe PPD-ja me qendër në Tetovë – 15 prill 1990 dhe PVD-ja në Preshevë – 19 gusht 1990. Megjithate, rrethanat politike në Mal të Zi për shqiptarët ishin pak më të vështira se në Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Shqiptarët në Mal të Zi nuk numronin më shumë se 42.000 banorë, duke numëruar këtu edhe afër 16.000 që jetonin dhe vepronin në shtetet e përendimit dhe në SBA, ose 7% të numrit të përgjithshëm të popullsisë në Mal të Zi. Kështu ishin me të kontrullueshëm nga pushteti, i cili përveç se kishte ndryshuar formatin për shqiptarët ishte po aq i rrezikshëm sa edhe në 45 vitet e kaluara. Ekzistonte vullneti për vetorganizim por ekzistone edhe frika nga ndjekja dhe burgosja e intelektualëve dhe kujt do tjetër, sidomos të atyre që do merrnin iniciativën për organizim partiak me qëllim të mbrojtjes të interesave të popullit shqiptar, këtu në Mal të Zi.

Pavarësisht se ekzistonte rreziku për përndjekje, mbase edhe për ndalimin e aktivitetit, një grup intelektualësh shqiptarë pothuajse paralelisht (Ulqin, Malësi), por pa kordinim me njëri tjetrin, nisën iniciativën për themelimin e një shoqate e cila do të merrej me studimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Aktivitetet ishin të matura e të kujdesshme, punohej pothuajse në fshehtësi, çka është e kuptueshme për kohën, por nuk është e qartë dhe e kuptueshme pse ekzistonin dilemat për formën e organizimit politik pasi më ekzistonin modelet e Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Në të gjitha këto njësi federative jugosllave apo lokalitet të kufizuar (Lugina e Preshevës) organizimi politik i shqiptarëve ishte finalizuar me organizimin e partive politike. Qëllimi i partive politike të formuara në trojet shqiptare ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e para parlamentare apo lokale me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre. Të gjitha programet politike të partive shqiptare synonin arrijtjen e barazisë kombëtare me popullin slavë, jo vetëm në konceptin e identitetit kombëtarë por edhe në të gjitha sferat e jetës, arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik.

Ndërkaq, në Mal të Zi, pa nisur puna mirë, veç ekzistonin dy mendime të ndara, për të mos thënë dy grupime. Njëra palë mendonte se si fillim duhet të krijuohet një asociacion jopartiak, ndërsa të tjerët mendonin se duhet të formohet, sa më parë, një subjekt politik, pra parti politike. Edhe pse iniciativa e të dy grupimeve ishte e shumëpritur, edhe pse populli shqiptar do të pranonte çdo mënyrë të organizimit e cila do të qëndrojë fort në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, aq të cunguara vite me radhë, këto kontradikta në mes të këtyre grupimeve intelektualësh, siç do të shohim më vonë, do të dëmtojnë organizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi dhe si pasojë shumë shpejt shqiptarët do të përçahen e do të ndahen në disa parti politike.

Natyrisht, çdo fillim është i vështirë! Por ajo çka është më e keqe në organizimet fillestare të shqiptarëve është mungesa e marrëveshjes së njërit me tjetrin dhe dallimet në filozofinë e veprimit dhe aktiviteteteve intensive që duhej të merreshin me masat e gjera shqiptare për krijimin e një platformaë të qartë kombëtare. Sa i përket parashtrimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive kombëtare shqiptare, nuk mund të thuhet se kishte ndryshime ideologjike në mes të këtyre rrymave, por mund të thuhet se vërehej shprehja e individualizmit me nuanca të interesave personale. Fatkeqësisht ky fillim i tillë, i organizimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, me mosmarrëveshje, kontradikta e pa bashkërendim të veprimeve edhe një herë tregoi se shqiptarët as për çështje esenciale nuk mund të koordinohen, nuk kanë bashkëveprim apo bashkërendim të mendimeve dhe veprimeve as për çështje madhore kombëtare. E për kohën, çfarë mund të ishte më e rëndësishme se uniteti i mendimeve për të ardhmen e shqiptarëve, për realizimin e atyre të drejtave që u ishin mohuar plot 112 vite në vazhdimësi?! Pra, që në fillem intelektualët e angazhuar për organizimin politik të shqiptarëve treguan se ata vuajn nga “unë po unë” ose për liderizëm. Kështu u ka ndodhur edhe më heret shqiptarëve, bile me pasoja shumë më të rënda! Kur Ulqini duhej të mbrohej nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbrëmjen kur veç ishin nisur forca të shumta nga Dibra e Tetove për t’u bashkuar me shkodranët për t’u dalë në ndihmë ulqinakëve për mbrojtjen e Ulqinit, Dega e LSHP-së në Shkodër u përça përmbrenda saj, një grup u pozicionua për mbeshtetjen e autonomisë së Shqipërisë, që s’është se kushtëzohej me mbrojtjen e Ulqinit, ndërsa një grup më i vogël e përkrahte mbrojtjen e Ulqinit. Epilogu dihet, forcat e LSHP-së u e kthyen mbrapshtë, Ulqini mbeti pa mbrojtje dhe ra në duart e malazezëve!
Nuk është e pëlqyeshme, pothuaj se edhe e pamundshme të krahasohen kohët apo ngjarjet e ndryshme. Mirëpo, në të dy rastet ishin shqiptarët ata që nuk u pajtuan në mes vetes për modalitetin e mbrojtjes së Ulqinit në rastin e parë, ndërsa në rastin e dytë po ashtu ishin shqiptarët ata që nuk u pajtuan me modalitetin e krijimit të kushteve për mbrojtjen dhe avancimin të të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Në rastin e parë mosmarrëveshja në mes të autonomistëve dhe patriotëve të Degës së LPSH-së në Shkodër ishte fatale për ne si komb si edhe në rastin e dytë, sepse mosmarrëveshja e intelektualëve që në fillim të organizimit politik çoi drejt ndasive e diktatit partiak, të cilat krijuan defekte organizative brënda partive politike shqiptare dhe si pasojë edhe pas 32 viteve të veprimit të tyre, përkundër se ka ndryshime pozitive, gjendja e shqiptarëve është në një nivel larg programeve apo platformave politike të partive shqiptare të shpalosura kohë pas kohe.
-vijon-

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio