Aktuale Më shumë

Në Anë të Malit ,u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje”

Prej tvteuta18:55, 5 Gusht 2022

Në kompleksin Lamiga në Anë të Malit, u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje” . Ky manifestim u zhvillua në një atmosfer shumë festive , ku bashkatdhetarët tanë nga diaspora u bashkuan dhe festuan me familjarët,   manifestimi u mundesua nën organizimin e agjensisë së spektakleve  “Albis Party” nga New Yorku, me kryetar Naser Niken

Në këtë mbrëmje mërgimtarët e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme por edhe vendasit, patën mundësi të kalojnë një natë të bukur nën performancat artistike të këngëtarëve nga vendlindja dhe Shqiperia .

Sponsor të kësaj mbrëmje ishin  Komuna e Ulqinit ,Organizata Turistike, KKSH në Mal të  Zi, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave  dhe Shoqata e Ulqinit në New York.

Spektaklin e ka udhëheq moderatorja Dafina Teliqi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio