Mungesa e mjekëve nuk është problem i madh
Prej tvteuta10:36, 22 Qershor 2022
Mungesa e mjekëve nuk është problem i madh, kurse Mali i Zi nuk ka pasur politikë të mirë shëndetësore që mjekët e rinj t’i mbajë në vend, ka vlerësuar kryetarja e Odës së mjekëve Zhana Ceroviq.
Ajo, me rastin e përvjetorit të Odës së mjekëve të Malit të Zi, ka thënë se mjekët sot kanë arsye të festojnë sepse në 12 muajt e fundit është bërë shumë për këtë profesion. “Shteti më në fund na ka respektuar.”
Pagat e mjekëve prej më 1 janar janë rritur 30 përqind, kurse prej më 1 korrik pagat do të llogariten sipas ligjit mbi të ardhurat në sektorin publik, kështu që pagat tona sërish do të jenë mjaft më të mëdha, ka theksuar Ceroviq.
Mirëpo, statusi i mjekut akoma nuk është i mirë, por është më i mirë se ç’ka qenë. Statusi i mjekut duhet të definohet si gjithandej në botë, ka theksuar Ceroviq.