Slider Më shumë

Me taxi ne Ulqin me 5€ udhetoni në vitin 2075

Prej tvteuta23:06, 19 Qershor 2022

Një dukuri e pazakontë ka ndodhur sot në Ulqin. Një mysafire I cili po qëndron në Ulqin njoftoi TV Teuta për një rast të cuditshëm me taxi, duke treguar se I njëjti taxi I kishte kërkuar çmime të ndryshme-të dyfishuar për të njëjtin drejtim. Mysafiri kishte ftuar Taxin në Ulqin I cili në drejtim Pinjesh-Liman sipas tarifës I kushtoi 2 euro e 30 cent, mirëpo në kthim Liman-Pinjesh I njëjti taxi i kërkoi 5 euro për të njëjtin rrugëtim. Mysafiri (turisti nga Kosova) pasiqë I kërkuan 5 euro, ai u kërkoi llogarine fiskale. Vozitësi I taksisë I dha llogarinë fiskale por të parregullt, në të cilën është shënuar data 27.07.2075. Sjellja e vozitësit të taksisë me mysafirin nga Kosova nuk ishte e shembullit mikpritës të një qyteti turistik . Shpresojmë që keqpërdorimet dhe përfitimet e shpejta individuale të mos bëhen pjesë e dëmtimit të imazhit të Ulqinit.
Ps: Mysafiri e dërgoi Llogarinë fiskale tek organet kompetente

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio