UDSH: LETËR E HAPUR QYTETARËVE DHE KRYEMINISTRIT TË MALIT TË ZI
Prej tvteuta13:37, 10 Qershor 2022
Duke e pasur parasysh ndodhive të 10 ditëve të fundit, në vazdhim do ju shpalosim në mënyrë kronologjike ngjarjet në Kuvendin e komunës së Ulqinit.
Mbledhja e parë konstitutive e kuvendit te Komunes se Ulqinit që u mbajtë më 25.05.2022 me qellim të verifikimit të mandateve te keshilltareve si dhe zgjedhja e kryetarit te kuvendit.
Udhëheqësja e séancës e konstitutive në bazë të Rregullores së punës së Kuvendit të komunës së Ulqinit, Statutit dhe Ligjit u përzgjodh keshilltarja me e vjeter në moshë.Gjatë séancës në shërbimin e Kuvendit të komunës së Ulqinit u sollën dy propozime për kryetar të kuvendit. Pasi qe ishin dy kandidat( ai I LQ ABR dhe I PDS-se) sipas rregullores parashihet votimi i fshehtë dhe që duhen të krijohen kushtet per zbatimin e procedurave te njohura me ligj. Kryesuesja e séances ndërpreu mbledhjen dhe caktoj konsultimet me 27.05.2022 ne ora 09:00h e cila ishte krejtësisht konform ligjit.
Gjatë ditëve ne vazhdim pati tentative të një pas njëshme për mbajtjen e mbledhjes së kuvendit edhe pse udheheqësja e séances kishte caktuar mbledhjen për konsultime, duke ushtruar presion gjatë gjithë kohës në udhëheqësen e mbledhjes, z.Jasmina Hasa.
Gjithsesi në mbledhjen konsultative në ora 09:00 me 27.05.2022 edhe pse të gjithë ishin te ftuar morrën pjesë vetëm përfaqesuesit e UDSH, LDneMZ, DPS, BS-se dhe Demokratet ndërsa ato të pozites nuk morrën pjese dhe duke bërë opstruksion në formimin e komisionit per percjelljen e votimeve. Te njejtit qe kanë bërë tentative disa herë qe kuvendin ta mbajne vet por duke e ditur qe ai do ishte një veprim I jashteligjshem nuk guxuan ta bëjnë një veprim të tillë.Në mbledhjen konsultative u dakorduan qe vazhdimi i séances te behet me 31.05.2022 ne ora 11:00h.
Me kerkesën e perfaqesuesit te LQ ABR Ministria e administrimit publik pas shqyrtimit dërgoj udhëzimet që séance duhet të ishte mbajtur deri me datë 27.05.2022 .
Me datën 31.05.2022 në vazhdimin e séances udhëheqësi I séances e lexoj udhëzimin e Ministris përkatëse që séanca duhet të ishte mbajtur deri me 27.05.2022 pasi konstatoi që gjithashtu në mbledhjen konsultative nuk ishin prezent përfaqësuesit të pozitës duke ndikuar direkt në krijimin e kushteve për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, udhëheqësi I séances ndërpreu mbledhjen për shkak afateve ligjore dhe iu drejtua publikisht Pushtetit qendror per zgjidhjen e situates se krijuar ne komunen tonë.
Qeveria në nje kohe rekord gjegjësisht në datën 02.06.2022 solli Përfundim që në datën 03.06.2022 të mbahet mbledhja e pare e Kuvendit edhe pse duhet të ishte Vazdhdim I mbledhjes së seancës Konstitutive. Ajo sipas procedurave duhet të ishte vazhdimin e séances jo një séancë e re!
Mbledhja pare e kuvendit te Ulqinit u mbajte me 03.06.2022 me fillim ne ora 10:00h me te cilen kryesonte Keshilltari me I vjeter Mehmet Zenka, gjthmonë sipas Pefundimit të pushtetit qëndror. I cili pervec tjerash konstatoi se edhe ne kete mbledhje kishim te bejmë me dy kandidatura per kryetar te kuvendit dhe pasi kjo paraqet një moment te ri, kryesuesi në bazë të rregullores dha pushim që shërbimi të verifikoj kandidaturat dhe ta pregadis materijalin.
Pas pushimi prej 20 min dhe konstatimin se kandidaturat jane konformë të ligjit Kryesuesi i séances njoftoi keshilltaret se kjo paraqet nje situate te re dhe se seanca duhet te nderpritet për konsultime në mënyrë që të krijohen kushtet e plota për votim të fshehtë.Konsultimet I caktoj per te henen me 06.06.2022 ne ora 13:00h, per krijimin e komisioneve dhe kushteve të plota për votim.
Menjëherë pas ndërprerjes nga ana e pozitës pati nje sëre shkeljesh të procedurave dhe normave ligjore dhe disa keshilltare morrën ligjin në duart e veta.
Me një sjellje te uzurpatorit, rrembyesit, Z. Ilir Çapuni vete pa autoritet dhe ingerenca caktoi si kryesues te séances, pa shërbimin e kuvendit, që seancën ta udheheq Keshilltari Genc Nimanbegu të cilin mund ta verifikonte vetem perfaqësuesit e komisionit zgjedhor.
Gjithashtu shënimet e seances I ka mbajt një person i paautorizuar që është një qytetar i thjeshtë dhe klshtu eshte bërë shkelje tjetër për të cilin ekzistojnë dhe fakte.
Kandidatët për kryetar të kuvendit duhet te ishin prezantuar nga perfaqesuesit e vet dhe jo nga personat e pautorizuar, kandidati I propozuar nga PDS duhet të ishte i prezantuar nga vetë propozuesi që në këtë rast ishte z.Driton Llunji.
Shkelje tjeter ishte dhe inspektori i cili pa asnjë lloj autorizimi dhe letër nga organi që ai përfqëson ushtroj presion fillimisht ndaj sherbimit te kuvendit te cilin deshironte qe me presion ta mbante në sallën e Kuvendit të komunës, duke vazhduar që të ushtroj presion edhe ndaj shefit të shërbimit për punë të përbashkëta.
Ajo cfar vlen të theksohet është që inspektori ka qenë gjatë gjithë kohës I shoqëruar nga anëtarët e pozitës duke bërë kështu shkelje direkte të punës së tij dhe ditëve në vazdhim do njoftohet prokuroria për gjitha shkeljet profesionale të inspektorit në fjalë.
Procesi i votimit në vete ka përfshirë shkelje te procedurave ligjore, duke filluar nga krijimi i komisionit, transparenca e fletëve të votimit, numërimi i votave etj.
Dhe te mos ishte e mjaftueshme ato shfrytëzuan aparatin shteteror që të ushtrojnë presion ndaj punonjësve administrative dhe me anë të policis sekuestruan vulen e cila eshte e mbrojtur me ligj, por kjo ishte vetëm vazhdim I ushtrimit te presionit ndaj administrates.
Për të gjitha shkeljet ligjore janë të njoftuar kryeministri i shtetit z.Dritan Abazoviq, presidenti i shtetit z.Milo Gjukanoviq, zv.kryeministri për sistemin politik dhe politikën e mbrendshme z.Rashko Konjeviq dhe Ministri për adminstrim publik z.Marash Dukaj.
Unioni Demokratik i shqipëtarëve ka respektuar cdo procedurë dhe normë ligjore.
Ne e ftojmë prokurorinë ta bëjë punen e vet, por gjithashtu me këtë rast I drejtohemi dhe kryeministrit z.Dritan Abazoviq që të derklarohet për gjitha shkeljet ligjore dhe procedurale të një pas njëshme dhe ndodhive gjatë seacës së parë të kuvendit, seancë kjo e thirur nga vetë kryeministri z.Dritan Abazoviq.
Unioni Demokratik i Shqipetareve.