Kumtesë për media e fondit humanitar “Trojet tona”
Prej tvteuta18:30, 8 Maj 2022
Kumtesë për media
Ndarja e bursave për studenta
Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ së bashku me Fondacionin e Familjes Lukaj ditën e premte, në Katërkollë të Anës së Malit, kanë bërë ndarjen e bursave për studenta. Ky njëheri është viti dytë që organizohet ndarja e bursave studentore.
Shuma totale e mjetëve të shpërndara është $30,500.00 ndërsa nga kjo kanë përfituar 49 studentë nga treva e Anës së Malit që studiojnë në universitet publike si në Kosovë, Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi. Në bazë të renditjes sipas kritereve të konkursit, studentët janë ndarë në tre grupe dhe kanë përfituar nga $800, nga $500 (grupi më e madh) dhe nga $300 (grupi më i vogël).
Poashtu, ditën e shtune janë ndarë edhe 6 bursa/ndihma për studentë të trajtuar si raste të veçanta.
Me këtë rast Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ shpreh falenderim për Fondacionin e Familjes Lukaj e cila ka mbuluar gjysmën e mjetëve të cilët janë shpërndarë studentave. Nga ana tjetër edhenga Fondacioni i Famijes Lukaj shprehen të kënaqur rreth bashkëpunimit me fondacionin tonë dhe mundësisë të shpërndarjes së këtyre bursave për studentët.
‘’Fondacioni i familjes sonë vazhdon të promovojë arsimin e lartë të të rinjve dhe të rejave nga treva jonë. Pikëpamja jonë e palëkundur është se nuk ka mënyrë më të mirë për të transformuar shoqërinë tonë dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik sesa promovimi i arsimit për të rinjtë tanë’’, kështu shkruajnë nga Fondacioni i Familjes Lukaj rreth ndarjes së këtyre bursave dhe bashkëpunimit me fondacionin tonë.
Poashtu fondi jonë falenderon me përulje të gjithë mërgimtarët tanë që kanë ndihmuar me mjete financiare pa ndihmen e të cilëve ky aktivitet do të ishte i pamundur. Në këtë rast nuk mund e të mos përmendim Margaret dhe Xhevdet Hajdari që kontribuan me $5,000, Husein dhe Ese Beqoviq me $3,000, Dina dhe Ahmet Kurmemaj me $1,000 si dhe Avni Veliqi me $1,000.
Me këtë rast urojmë studentët përfitues duke ju dëshiruar suksese në vazhdim të studimeve kurse pas përfundimit të tyre, në të ardhmen të kontribojnë për vendlindjen e vet.
Nju Jork me, 07.05.2022
Shërbimi për informim i Fondit humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’