Ulqini mirënjohes ndaj turistëve kosovarë
Prej tvteuta09:54, 6 Maj 2022
Kumtesë
Mbas pushimeve të majit, në Ulqin mbizotëron një atmosferë plot shpresa. Edhe kësaj here, arsyeja për këte janë mysafirët nga Kosova dhe dijaspora.
Më lejoni që në emrin e pronarëve të hoteleve dhe apartamenteve të Ulqinit, qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë afaristëve të Komunës së Ulqinit t’ju shpreh falenderimet më të sinqerta duke pasur parasysh që edhe këtë vit si çdo vit, vizitat tuaja në viset tona nuk kanë munguar gjatë festave të Majit pamvarsisht prej rrethanave te këtij viti. Në veçanti vlerëaojme vizitën që na ka bërë rinia kosovare duke verifikuar edhe njëherë interesimin e jashtëzakonshëm për Ulqinin si destinacion primar per pushimet e veta.
Duke pasur parasysh që ndodhemi në njê vit ku gjithë europa gjendet ne nje situatë jo te mire, mund të themi që Ulqini si destinacion përsëri do te beje të pamundurën që të jetë në shërbim të turistave.
Ulqini po zhvillhet si destinacion turistik europian por gjithmone me cmime te arsyeshme, oferte turistike te avancuar, mikpritje tradicionale dhe sherbime bashkekohore. Poashtu mund te them qe ashtu si gjithmone, ne Ulqin turistet mund te ndihen te sigurt dhe te mbrojtur ashtu si ndhen ne vendin e vet, ne vecanti, turiatet nga kosova qe kane vend te posacem per ulqinaket.
Më lejoni që ne fund, t’ju them faleminderit edhe njëherë që vazhdoni të zgjidhni Ulqinin si destinacion primar për pushimet e juaja.
Ju mirepresim te shijojme plazhin, ushqimet, traditen, mikpritjen, atmosferen e bukur dhe bukurite natyrore.
Fuad Llunji, Kryetar i shoqatës të Hoteleve dhe Apartamenteve të Ulqinit.