Shëndeti Më shumë

Çfarë është aneurizmi e aortës abdominale? Cilët janë shkaktarët? Si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi?

Prej tvteuta00:44, 15 Shkurt 2022

Definicioni

Zgjerimi i aortës abdominale mbi 3cm.

Prevalenca

Prevalenca e aneurizmit të aortës abdominale është 1.3-1.7%.

Faktorët e rrezikut për aneurizmin e aortës abdominale janë:

▪ pirja e duhanit
▪ mosha e shtyrë
▪ gjinia mashkullore
▪ historia pozitive familjare
▪ hiperkolesterinemia
▪ hipertensioni

Monitorimi dhe trajtimi

Rreziku parësor është rreziku i rupturës (çarjes) dhe si pasojë e vdekjes nga hemorragjia (gjakderdhja e brendshme). Prandaj, qëllimi i menaxhimit është trajtimi i aneurizmit në këtë mënyrë – parandalimi i rupturës.

Monitorimi bëhet përmes Ultrazërit. Nëse përmes ultrazërit nuk mund të bëhet një vlerësim i saktë, atëherë nevojitet Angio-CT apo MR-Angio.

Intervali i kontrollit te meshkujt:

▪ diametri 3,0-3,9 cm çdo 2 vjet.
▪ diametri 4,0-4,9 cm çdo 1 vjet.
▪ diametri 5,0-5,4 cm çdo 6 muaj.

Intervali i kontrollit te femrat:

▪ diametri 3,0-3,9 cm çdo 2-3 vjet.
▪ diametri 4,0-4,5 cm çdo 6 muaj.
▪ diametri 4,5- 5 cm çdo 3 muaj.

Pirja e duhanit është një ndër faktorët kryesor për zhvillim e një aneurizmi të aortës abdominale. Prandaj rekomandohet që pacientët të lënë urgjentisht duhanin.

Terapia medikamentoze me statin, betabllokator dhe medikamente të tjera antihipertensiv, janë të indikuara për të reduktuar rrezikun kardiovaskular, por deri më tani nuk është treguar ndonjë ndikim në reduktimin e rritjes së aneurizmave. Pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular rekomandohet të trajtohen me statin (reduktues i kolesterolit) dhe terapi antitrombocitare (psh. Aspirin cardio).

Screening (zbulimi i hershëm) për aneurizmin e aortës abdominale rekomandohet:

– për të gjithë meshkujt > 65 vjeç.
– femrat > 65 vjeç me histori aktuale ose e kaluar e pirjes së duhanit.
– familjarët e brezit të parë të pacientëve me aneurizëm të aortës abdominale.

Trajtimi i aneurizmit të aortës abdominale rekomandohet për pacientët meshkuj tek të cilët diametri maksimal i aneurizmit është 5.5 cm ose më shumë dhe tek pacientet femra te të cilat diametri maksimal është 5 cm ose më shumë.

Trajtimi përfshin riparimin e hapur kirurgjik ose endovaskular. Riparimi endovaskulare i aneurizmit të aortës (EVAR) është i lidhur me një rrezik më të ulët të komplikimeve perioperative dhe vdekjes sesa riparimi i hapur kirurgjik.

Avantazhi i hershëm i EVAR-it ndaj operacionit të hapur është dëshmuar mesatarisht 2 deri në 3 vjet pas intervenimit.

Nuk ka asnjë avantazh afatgjatë në lidhje me mbijetesën nëse bëhet krahasim me procedurën e hapur kirurgjike.

EVAR shoqërohet me një rrezik më të lartë të reintervenimit, por shumica e tyre janë procedura të vogla endovaskulare.

Mbikëqyrja afatgjatë imazherike me doplersonografi ose CTA (angiografi tomografike të kompjuterizuar) rekomandohet te pacientët që i nënshtrohen EVAR-it.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio