300 kg marihuanë kapen në Serbi
Prej tvteuta15:17, 27 Janar 2022
Një sasi e madhe droge prej 300 kg u sekuestrua nga policia serbe në zonën e Tërnocit të Madh. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin.
Sipas mediave vendase, lënda narkotike e llojit marijuanë vinte nga Shqipëria dhe ishte ndarë në 87 pako.
Vulin përgëzoi punonjësit e sektorit të antidrogës që goditën këtë operacion të madh.
Në pranga përfunduan: E.N. (1972), M.A. (1987), F.L. (1993), B.S. (1982) dhe A.T. (1953).
Burimi: Tanjug