KF. Otrant Olimpik fillon me punë
Prej tvteuta14:58, 11 Gusht 2015
Klubi I futbollit Otrant-Olimpic filloj me punë dhe nisi me përgaditje për gara nga data 10gusht. Në këtë ekip gjthësejt janë 45 lojtar të cilët qëllimin primar e kanë që të ringjallin futbollin në qytetin e Ulqinit.
Ji Won Choi I cili është kryetari I klubit tha se qëllimi I tij kryesor se pse investoi në klubin Otrant Olimpiko është që futbollistët e Ulqinit të kenë klubin e vet.
Si përforëcim të këtij klubi janë edhe 6 lojtarë nga Korea dhe 1 trajner.
Fillip Joviqeviq I cili është edhe drejtori I klubit thotë se ato do jenë përkrahës të të gjitha aktiviteteve por që kërkon ndihmë edhe nga organet kryesore të kësaj Komune, por edhe nga afaristë të ndryshëm.
Me hapjen e klubit, futbollistët e Ulqinit do kenë mundsëi që talentin ta shfaqin në qytetin e vet, kështu deklaroi menaxheri I klubit Skender Rexhoviq.
KF. Otrant- Olimpik ka bërë investime të shumëta që sportistëve tu mundësojnë kushte sa më të mira për stërvitje.
Liga e dytë do jetë qëllimi kryesor I këtij klubi, kështu shprehet shprehet Xhemal Kapllanbegu trajner I klubit.
Portieri ulqinak Jakup Betuzi tha se qëllimi I klubit dhe lojtarëve me eksperience është qe të ngrisin nivelin e futbollit dhe që rinisë së Ulqinit ti ofrojnë një të ardhme më te mirë.
Halil Dali Truma si lojtari me eksperiencën më të gjatë dhe si trajneri I klubit bën apel tek rinia e Ulqinit qe te kthejne vemendjen nga sportit dhe të jenë pjesë e KF. Otrant-Olimpik.
Planet e ekipit Otrant- Olimpik janë afatgjate, ku ato pretendojnë që për 2-3vitet e ardhëshme të jenë pjesë e Ligës së dytë, me qëllim që pastaj të kalojnë në ligën e pare malazeze.