FUAD HAXHIBETI : Kuvendi i ardhshem me 25 pika te rendit te dites(mund ti lexoni)
Prej tvteuta17:36, 10 Dhjetor 2014
Kryetari i Kuvendit të Komunës se Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti, pas mbledhjes se sotme te kolegjiumit , duke u përgjigjur në një bisedë për Televizionin Teuta tha se ditën e mërkurë me 17 dhjetor do te mbahet seanca e ardhshme e Parlamentit vendor. Këshilltarët do të kenë në duart e tyre nje mori pikash, ku nder ta pritet te jete edhe nisma për ndërtimin e një kopështi të ri të fëmijëve në Fushën e Ulqinit.
“Jemi dëshmitarë se në Fushën e Ulqinit dhe në lagjet tjera fqinje vërehet një shpërthim i vërtetë i ndërtimeve edhe tregon qartë se ngritet një kompleks i ri ndërtesash banimi.Kopështi i fëmijëve del si domosdoshmëri”,- shprehet kryekuvendari i Ulqinit, Mr. Fuad Haxhibeti. Kuvedni do te kete 25 pika te rendit te dites dhe 5 procesverbale nga mbledhjet e kaluara. Lexoni pikat e propozuara ne vazhdim.
THËRRAS
MBLEDHJEN E DYTË TË SEANCËS SË DYTË TË RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS SË ULQINIT
Për mbledhje propozoj këtë,
Rend dite :
- Verifikimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e seancës së parë të rregulltë e Kuvendit të Komunës e mbajtur, më 16.07.2014
- Verifikimi i procesverbalit nga mbledhja e pestë e seancës së parë të rregulltë e Kuvendit të Komunës e mbajtur, më 22.07.2014
- Verifikimi i procesverbalit nga mledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës e mbajtur, më 08.08.2014,
- Verifikimi i procesverbalit nga mledhja tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës e mbajtur, më 04.10.2014,
- Verifikimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e seancës së dytë të rregulltë e Kuvendit të Komunës e mbajtur, më 11.2014
- Pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve,
- Propozim vendimi për kriteret,mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve për O.J.Q me raportin e diskutimit publik te këti projekt vendimi.
- Propozim vendimi për caktimin e vlerës së tregut m2 të patundëshmërisë për vitin 2015
- 4. Propozim vendimi për lirimin nga pagesa e kompensimit për pajimin komunal të tokës ndërtimore- “Xhamia e Marinerëve “Ranë.
- 5. Propozim vendimi për kalimin e drejtës për disponimin të patundshmërive Qeverisë të Malit të Zi- për ndërtimin e kopshtit të fëmijeve.
- 6. Propozim vendimi për prurjen e ndryshimit dhe plotësimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të P.GJ.U-së të Ulqinit për lokalitetet:Pinjeshi,Kepi i Gjeranave,Kanali Port Milena,Gjerana 2,Fusha e Ulqinit,Kodra dhe një pjesë e Zogajve në Ulqin.
- 7. Propozim vendimi për sjelljen e studimit lokal të lokacionit për kompleksin turistik të kategorisë së lartë në lokalitetin Bashbylyk ne Ulqin.
- 8. Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e P.D.U-së fusha e Ulqinit në kuadër të parcelave urbanistike nr. 47,48,49 dhe rrugës së komunikacionit (Bulevardit ne Ulqin)
- Propozim vendimi i ndryshimeve dhe plotësimeve për parcela të caktuara urbanistike në vëllimin e P.N-së të P.D.U “Qyteti I Ulqinit” Për lokalitetin “Meraja 1” në Ulqin .
- 10. Propozim vendimi i ndryshimeve dhe ndryshimeve të planit D.U-së Ulqin ne lokalitetet:”Liman 1”,”Liman 2 “,”Mahalla e Re”, dhe “Mali I Bardhë” në Ulqin.
- Propozim vendimi për sjelljen e studimit lokal të lokacionit “Oliva Park”në lokalitetin “Liman” në Ulqin
- Propozim Vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin të trupave punues të Kuvendit.
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr. 129 në përshirje me PD të PDU-së “Ulqin Qytet” për lokalitetin “Totosh 1”, për Ravja Xhemal
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr. 18 prej ID”Ulqin Qytet” për lokalitetin Rana, për Dragutin Gjurishiq
15.Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.95 të ndryshim plotësimit të planit “Ulqin Qytet” për lokacionin “Pinjes 2”, për Adoviq Nurije
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.92 në përfshirje m PN të PDU-së “ Ulqin Qytet” për lokalitetin “ Meterizi 1”, për Dollaku Mustafë
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.8 zona “B”të nënzonës 11 në përfshirje të PDU-së “Fusha e Ulqinit”, për Perezaj Ibrahim
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.48 në përfshirje me PN të PDU-së “ Ulqin Qytet” për lokalitetin “ Meraja 2 “, për Kosiq Rexhep
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.58 me NP “Ulqin Qytet” për lokalitetin “Totosh”, për Murati Jakup
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr.101 në zonën B në përfshirje me PN të PDU-së” Ulqin Qytet” për lokalitetin “Pinjesh 2”, për Panxha Ramiz
- Propozim Vendimi për blerjen e tokës për kompletimin e parcelës urbanistike nr. 2 në përfshirje të ndryshimeve dhe plotësimeve të PDU-së “Ulqin Qytet” për lokalitetin Meraja 1, për Gorana Latif
Zgjedhje dhe emerime
- Propozim Vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim
- Propozim Vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e këshillit për barazi gjinore
- Propozim Vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e këshillit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, veprimtari komunale banesore
- Propozim Vendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e këshillit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, veprimtari komunale banesore
Mbledhja do të mbahet më : 17.12.2014 (te merkuren) me fillim në orën 10.00 ne Sallen e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
K R Y E T A R I,
Mr.Fuad Haxhibeti d.v