Ndërmarrjet turke të kënaqura me ecurine e punës
Prej tvteuta20:15, 30 Nëntor 2014
Ndërmarrjet turke të cilat punojnë në Mal të Zi deri më tani janë të kënaqura dhe asnjëra nga ato nuk planifikojnë të lëshojnë vendin, ka deklaruar Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi, Mehmed Nijazi Tanilir.
Ai ka shtuar se ka mjaft ndërmarrje turke dhe investues të cilët janë të interesuar të vijnë në Mal të Zi të cilët duan të vlerësojnë situatën për tregëti apo investim. Ai poashtu ka hedhur poshtë thënjet se Turqia me rritjen e investimeve dhe forcimin e ndikimit kulturor dëshiron të realizojë interesat politike në Ballkan