Është hedhur gurthemeli për rezervoarin e ujit në Gjerana
Prej tvteuta14:58, 2 Prill 2024
Është hedhur gurthemeli për rezervoarin e ujit në Gjerana i cili është në kuadër të projektit “Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – faza e V-të, Ulqin”“ me vlerë mbi 20 milion euro kurse vetëm rezervoari do të kushtojë afro 3 milion euro.
Ky rezervoar do të ketë një kapacitet prej 4500m3 gjë që do të jetë mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e furnizimit me ujë sidomos në zonat (Gjerana, Plazhi i Madh, Shtoj dhe Fushën e Ulqinit).
Ky është rezervoari i dyte pas atij në Brajshë i cili do të përfundohet ditët në vijim.
Realizimi i projekteve të tilla është shenjë e qartë që Komuna po punën në infrastrukturën komunale bazike dhe formimin e kushteve adekuate për zhvillimin gradual të Ulqinit.