Rajoni/Bota Më shumë

Lajçak zbarkon në Beograd: Ka pajtim për raundin e ri të dialogut!

Prej tvteuta15:03, 10 Shtator 2024

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndron sot në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçic.

Më herët, diplomati sllovak kishte pohuar vetë përmes një postimi në Facebook se qëllimi i kësaj vizite është përgatitja e përballjes së radhës mes dy palëve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.. Ky ishte dhe qëllimi i vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkovic.

I dërguari i bllokut megjithatë, nuk ka përmendur një datë konkrete për këtë takim, i cili do të vijë pas tashmë pasi beogradi e tërhoqi letrën që kishte dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku shprehte rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj. Kryeminisitrja e atëhershme serbe, Ana Bërnabic shkruante aty se marrëveshja është e pranueshme vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës.

Ndërkohë, ujdia prej 11 nenesh, parashikon mes të tjerash një nivel të caktuar vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani gjatë dialogut.

  • 1

    Radio