Rajoni/Bota Më shumë

Lajcak pas Prishtinës në Beograd, analistët: “Mision i pamundur”!

Prej tvteuta14:25, 20 Qershor 2024

Pas Prishtinës, i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak udhëtoi drejt Beogradit për një takim me presidentin serb Aleksandar Vucic, me të cilin sic tha, u pajtuan mbi hapat e ardhshëm në lidhje me procesin e dialogut.

“”Me presidentin Vucic patëm një bisedë të hapur mbi gjendjen aktuale të dialogut dhe ramë dakord mbi atë cfarë duhet bërë në të ardhmen”, tha Lajcak. Vucici nga ana e tij thotë se mesazhi që i përcolli përfaqesuesit të BE-së ishte se “Serbia është një partnere serioze dhe e përgjegjshme”.

Ai shkroi në rrjetet sociale se kthimi në dialog konstruktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi i marrëdhënieve qëndron para se gjithash në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht në formimin urgjent të Asociacionit të komunave serbe.

Në muajin mars të këtij viti u mbush një vit që kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj nuk ka nisur ende. Analistët Emir Abrashi dhe Dushan Janjic megjithatë mendojnë se kjo vizitë e radhës e Lajcakut është burokratike. Ata thanë për REL se aktualisht, është e pamundur të vazhdohet me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu, sipas tyre, është e pamundur të arrihet edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që ka këtë si qëllim. Abrashi kujton se Bashkimi Evropian është në një fazë tranzitore[pas zgjedhjeve, gjatë së cilës po zhvillohen negociata të brendshme për formimin e institucioneve të reja të BE-së.

Prandaj, fokusi në Bruksel është diku tjetër, jo te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve”, e së dytik, edhe Lajcaku vetë është drejt fundit të mandatit, ndërsa reputacioni i tij si ndërmjetës neutral – sidomos në Prishtinë – është shumë i dëmtuar.

  • 1

    Radio