Aktuale Më shumë

Lajçak në Kosovë – pritet të takohet me Kurtin e Bislimin

Prej tvteuta07:47, 6 Shkurt 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që sot të vizitojë Kosovën.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeizu ka thënë për Telegrafin se Kurti dhe zv.kryeministri Bislimi do të kenë një drekë pune me Lajçak.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajçak”, tha Kryeziu.
Mësohet se ai pas Prishtinës, do të shkojë edhe në Beograd, ku do të zhvillojë takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Vizitat e shpeshta të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, kanë të bëjnë me rritjen e intensitetit të dialogut, konkretisht për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Lajçak drekoi me Kurtin dhe Bislimin edhe me 25 janar, pikërisht në Prishtinë.

  • 1

    Radio