Kuzman: Do të provoj se Zec ka keqpërdorur pronën shtetërore
Prej tvteuta31 August 2017
Pronari i shtëpizës në Adën e Bunës dhe fizioterapisti Srgjan Kuzman, tha për televizionin Teuta se ka dorëzuar padi në Prokurorinë Shtetërore ndaj drejtorit të “Rivierës së Ulqinit” Radomir Zec, për keqpërdorim të pozitës me çka ka dëmtuar buxhetin e shtetit, pronarët e shtëpizave dhe vizitorët e shumtë. Sipas Kuzman, drejtori i kësaj ndërmarrjeje në mënyrë të paligjshme ka detyruar vizitorët që të paguajnë hyrjen në Adën e Bunës, me çka e ka dëmtuar shtetin për shumën e 400.000 eurove. Hyrja në Adë për automjete është 6 euro , kurse për persona 2 euro. Kuzman tha se për këtët ka dorëzuar edhe prova të pakontestueshme dhe se pret që çështja të zgjidhet në favor të tij. Kuzman thotë se me vendimin e Qeverisë që toka e Adës nuk është pronë e “Rivierës së Ulqinit”, tregon qartë se kjo e fundit është vetëm qiramarrëse dhe se Zec në mënyrë të paligjshme ka detyruar vizitorët që të paguajnë hyrjen.